AKTUALITETFIERI YNË TVFUTBOLL

Në kërkim të një aventure të re, futbollisti fierak Keidi Bare kërkohet në Spanjë e Greqi


Prej disa ditësh tashmë, Keidi Bare nuk është më lojtar i Espanyol, me klubin spanjoll që ka zyrtarizuar mesditën e 28 qershorit largimin e fierakut, i cili e ka veshur fanellën e Espanyol në 119 ndeshje, përgjatë katër sezoneve të fundit, duke qenë një lojtar kyç në mesfushon e “Bardhekaltërve” katalunjas, me këta të fundit, që në deklaratën e tyre e kanë cilësuar Baren, si “luftëtar” i palodhur, si dhe një shembull i sakrificës dhe i përkushtimit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ditët e fundit është përfolur se Bare mund të transferohet në Pire, aty ku “gjigantët” grek të Olympiacos kanë filluar të kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm, ku do të kërkojnë titullin kampion në Greqi, si dhe do të luftojnë për një vend mes më të mirave të Europa League, por jo vetëm pasi 26-vjeçarin e kërkojnë edhe në Spanjë, me skuadrat e Leganes dhe Rayo Vallecano, që janë vënë pas “Legjionarit”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Bare luan prej 8 vitesh në Spanjë, e nëse transferohet në Greqi, do ishte një eksperiencë krejt e re për fieriakun, që hapat e para të karrierës i ka hedhur tek skuadra e Apolonisë. Bare  nuk ishte pjesë e skuadrës së Sylvinho në Kampionatin Evropian, ndonëse ishte grumbulluar nga teknik brazilian gjatë kualifikueseve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Fieri Web

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button