FOTO/ Ky është 20-vjeçari që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump
FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si sulmuesin e dyshuar të ish-presidentit Donald Trump.
Referuar mediave vendase, Crooks identifikohet si një republikan, teksa mbeten ende mister shkaqet e këtij atentati të mbetur në tentativë.
FBI ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në hetimin për zbardhjen e plotë të këtij sulmi të armatosur. Trump ka folur pas sulmit me armë duke thënë se “nuk do të dorëzohet kurrë”.
Trump u largua nga podiumi nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi u dëgjuan të shtëna armësh. Ai u pa i gjakosur në vesh dhe fytyrë, por sipas raportimeve është në gjendje të mirë.
Një person nga publiku mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa atentatori u ekzekutua nga Shërbimi Sekret.