AKTUALITETKRONIKË
Fier/ Procedim penal për 44-vjeçarin pas sulmit ndaj një 25-vjeçari
Komisariati i Policisë Fier ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasin B.B., 44 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka goditur me send të fortë një shtetas 25-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme dhe hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht ngjarjen dhe motivet pas sulmit.