AKTUALITET

Nga burgu i Fierit në Strasburg përmes Athinës, Beleri takohet me Mitsotakis, ja kur duhet të kthehet sërish në qeli


Fredi Beleri u lirua nga burgu ditën e sotme, pak para orës 7:30 të mëngjesit, për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku nesër më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas mediave greke, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, sot në orën 13:00 u takua në selinë e tij në Megaros Maximos me Belerin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Me lejen pesëditore që iu dha ditën e djeshme nga Drejtoria e Burgjeve, Beleri do të do të betohet si deputet i Parlamentit Europian.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve… Jam i emocionuar, i lumtur… Shumë faleminderit, për gjithçka”, u tha ai gazetarëve dhe më pas u largua nga burgu, me një makinë të ambasadës greke.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Beleri do të jetë përkohësisht jashtë burgut, me Athinën si destinacionin e parë dhe nga aty do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si anëtar i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për drejtuesit e BE-së.

Fredi Beleri ka kohë deri në orën 16:00 të së shtunës për t’u kthyer dhe për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, në burgun e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button