AKTUALITET

IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon punën për goditjen e paligjshmërive edhe gjatë këtyre ditëve të pikut të sezonit turistik, e pavarësisht temperaturave të larta.

Pas konstatimit të dëmtimit të trafikndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik – konkretisht në bypass-in e Kaninës dhe në aksin Orikum-Dukat, Bashkia Vlorë dhe inspektorët e IKMT ndodhen në terren për të verifikuar situatën.

Reklama në FieriWeb - “”

IKMT shprehet se do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë monitorimin në terren duke identifikuar çdo shkelje si dhe duke marrë masa ligjore ndaj kundravajtësve në bashkëpunim me instutucionet e tjera ligjzbatuese, në mënyrë që të garantohet siguria e mbrojtjes së territorit si dhe mbarëvajtja e sezonit turistik 2024.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button