AKTUALITET
FIER/ Mjeku, Banushaj: Janë shtuar rastet në urgjencë, shkak temperaturat e larta dhe…
Mjeku toksikolog, Lulzim Banushaj në një intervistë në Ora News u shpreh se është arritur maksimumi edhe deri në 150 raste në 24 orë në urgjencë.
Banushaj: Janë shtuar shumë rastet në urgjencë edhe për shkak të temperaturave të larta. Kanë arritur maksimumin deri në 150 raste në 24 orë në urgjencë me sëmundje të ndryshme.
Kryesisht dominojnë temperaturat, gjendjet me ethe dhe me temperaturë të lartë. Gjtihashtu edhe problemet nga alkooli si dhe pickimet nga insekte të ndryshme. Pickimet më të rrezikshme janë pickimet nga merimanga.