AKTUALITETKRONIKË
Berat/ Konflikte me thika dhe kanosje, dy persona nën hetim
Komisariati i Policisë Berat ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 42 vjeç, banues në fshatin Lapardha. Ky vendim u mor pas një konflikti të çastit që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku E. C. ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), shtetasin L. D., 40 vjeç, gjithashtu banues në fshatin Lapardha.
Në një rast tjetër, materiali i referuar në Prokurori ka çuar në procedimin në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 62 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas akuzohet për kanosje me mjet prerës (biçak) ndaj shtetasit F. R., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.