AKTUALITET

Vatra e zjarrit në zonën e Kavajës, ministri Balla në terren ndjek nga afër operacionin


Shërbimet zjarrfikëse, AKMC dhe Forcat e Armatosura po vijojnë përpjekjet nga toka dhe ajri për vendosjen nën kontroll të zjarrit, i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe në zonën e Kavajës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur pak minuta më parë në terren, për të ndjekur nga afër punën e forcave të angazhuara në operacion, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për të shmangur çdo situatë me rrezikshmëri, Policia e Shtetit ndërkohë ka evakuar banorët nga disa banesa të rrezikuara nga flakët.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Jemi në një situatë zjarri, ku kemi mbrojtur shtëpitë në pjesën veriore. Zjarri ka perimetër të madh, mbi 10 ha. Kemi angazhuar rreth 50 forca zjarrfikëse, veç Kavajës dhe nga Tirana, Kamza, Lushnja, Durrësi që po vijojnë punën. Fatmirësisht nuk kemi persona apo zjarrfikës të lënduar. Era në disa raste ka favorizuar flakët’, informoi Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”
Vatra e zjarrit në zonën e Kavajës, ministri Balla në terren

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button