AKTUALITETKRONIKË
Sherri për pronat në Thumanë, dy kushërinjtë qëllojnë drejt njëri-tjetrit, mbeten të plagosur
Një përplasje mes fqinjëve ka agravuar deri në përdorimin e armëve mbrëmjen e sotme në zonën e Thumanës.
Dyshohet se konflikti mes fqinjëve ka lindur për arsye të pronësisë, ndërsa për pasojë dy kushërinj besohet se kanë mbetur të plagosur.
Një efektiv policie i identifikuar si Sahit Ahmetaj (Sela) me armën e shërbimit, pas sherrit ka qëlluar në drejtim të disa personave mes tyre edhe kushëririt të tij Adrian Sela.
Ky i fundit po ashtu ka hapur zjarr drejt kushëririt të tij, i cili po ashtu është plagosur.