Zjarret në Lezhë, Balla: Janë vënë nën kontroll katër vatra. Në Shëngjin forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarret në Bashkinë e Lezhës, duke bërë me dije se deri më tani janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri, ndërsa është arrestuar një autor i dyshuar.
Po ashtu Balla njofton se shërbimet zjarrfikëse janë duke luftuar me flakët në Shëngjin.
Forcave zjarrfikëse lokale, i janë bashkuar edhe ato të Tiranës, Kamzës, Mirditës dhe Kurbinit.
Reagimi i Ballës:
Pesë vatra zjarri sot në zona të ndryshme në Bashkinë Lezhë. Policia e Shtetit ka arrestuar deri më tani një person të dyshuar si fajtor për zjarrvënie.
Janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri dhe forcat zjarrfikëse ???????????????????????? ????????♀️ po luftojnë me flakët në Shëngjin.
SHËNGJIn????Shërbimet zjarrfikëse ???????????????? ???? të Lezhës, Tiranës, Kamzës, Mirditës dhe Kurbinit po vijojnë përpjekjet për vendosjen nën kontroll të zjarrit i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe.
Policia e Shtetit ????????♀️është gjithashtu e angazhuar përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë