Policia Rrugore me ”dorë të hekurt”, mbi 9 mijë gjoba në një javë në Tiranë
Përgjatë një jave, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 9.207 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Kryesisht bëhet fjalë për shkelje si shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos vendosja e rripit të sigurimit.
Ndërsa numri më i lartë të gjobave është vendosur për qëndrim të gabuar, 5 247 gjoba.
Ndërkohë, kemi 17 arrestime dhe procedime penale dhe 13 pezullime lejesh drejtimi për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.
Bilanci i Policisë Rrugore të Tiranës:
17 Arrestime dhe procedime penale
6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
6 persona për pa leje drejtimi.
2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 person për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”
2 persona u procedua për korupsion aktiv.
Masat administrative
9.207 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,315 në ditë.
129 masa për xhama të zinj.
759 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
471 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
702 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
7 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
571 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
5.247 masa për qëndrim të gabuar.
828 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime
13 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
46 raste për tejkalim shpejtësie.
27 raste të ndryshme
7 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.