Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter. Rrezikohen banesat e bizneset
Zjarri në zonën e Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, duke bërë që të ndërhyhet nga ajri me helikopter.
Megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, është bërë e pamundur shuarja, pasi flakët janë favorizuar nga era e fuqishme.
Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që asnjë objekt mos të preken nga zjarri.
Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gadishmërisë, Drejtori Marrëdhënieve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior në AKMC, Z/Ministri i Mrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC.
Me gjithë praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.
Situata kritike ka bërë që në orët e para të mëngjesit të ndërhyhet me helikopter.
Njoftimi:
Situatë alarmante në Shëngjin gjatë gjithë natës….
Situata e zjarreve aktive në QARKUN LEZHË, DATË 30.07.2024.
1. Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia admistrative Shëngjin, bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me përsonelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme.
Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri.
Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gadishmërisë, Drrjtori Mardhënjeve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior në AKMC, Z/Ministri i Mrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisëg Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC.
Me gjithë praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.
Në këto kushte kërkojmë gjykimin dhe mbështetjen me helikopter për të shpëtuar bizneset.
Helikopteri ka ardhur shume heret rreth ores 7.00