AKTUALITET

Zjarri në Shëngjin, helikopteri “Cougar” në luftë me flakët, shpati i malit shndërrohet në prush

Zjarri në Shëngjin ka marrë përmasa të mëdha, megjithëse aktualisht situata duket se është pak më e përmirësuar, pasi edhe era e fortë ka pushuar.

Gjithashtu është bërë ndërhyrja me helikopter nga ajri, në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë ofruar edhe dy helikopterë nga Italia.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Helikopteri “Couga”, ka vazhduar me ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve. Si pasojë e përhapjes së zjarrit gjatë ditës, disa banesa u rrethuan nga flakët duke shkaktuar edhe panik mes banorëve.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ndërkohë, Policia dhe autoritetet lokale u kërkuan pushuesve dhe banorëve të evakuoheshin nga zona e rrezikut.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button