AKTUALITETKRONIKË

Tjetërsoi 1430 m2 tokë buzë detit, gjykata 4 vite burg për Gjikokën, 1.6 vite për dy zyrtarët e hipotekës së Vlorës. Pafajësi avokatit


Gjykata e Vlorës, ka dënuar me 4 vite burgim, biznesmenin e kompleksit “Ambel Beach” Helidon Gjikoka, i cili akuzohet për “Falsifikim të vulave dhe formularëve” dhe “Falsifikim të dokumentave”.
Vendimi është marë ditën e djeshme nga Artan Çiraga i cili lexoi vendimin përfundimtar rreth çështjes penale që kishte si objekt tjetërsimin e 1430 m2 katror tokë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë dhënies së pretencës prokurori, Edmond Vorfi, kishte kërkuar dënimin e Gjikokës me 6 vite e 4 muaj burgim.
Ulja e dënimit që ka bërë nga gjykata në këtë rast ka ndodhur për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ndërkohë gjykata e Vlorës vendosi të deklarojë fajtor dhe dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim dy ish-zyrtarët e Hipotekës dhe ALUIZNI-t në Vlorë, Andi Haxhiraj dhe Ermal Mahilaj, të cilët akuzoheshin për “Falsifikim dokumentash”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pafajësi ka marë vetëm Ariton Kasaj me profesion jurist, për të cilin prokuroria gjatë leximit të pretencës kishte kërkuar një dënim me 2 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”.
Por prokurori i Vlorës Edmond Vorfi, paralajmëroi se do apelonte këtë vendimarje për pafajësi.
Gjithashtu gjatë dhënies së vendimit, gjyqtari i cështjes Artan Çiraga vendosi asgjësimin dhe papërdorshmërinë e rreth 20 dokumentave të falsifikuara, me anën e të cilës është bërë tjetërsimi i 1430 m2 tokë në zonën e Pelivolos në Dhërmi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas dosjes hetimore bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 1430 m2 me vendodhje në vijën e parë të bregut të detit “Jon”, e cila rezulton e përfituar sipas ligjit 7501 nga shtetasi Arqile Koka.
Më pas ky i fundit në gusht të vitit 2007, ja ka dhuruar me testament shtetasit, Ilir Koka.
Hetimi ka provuar se mbi pasurinë me nr. 36/9 që zotërohet nga Ilir Koka, ky i fundit ka ndërtuar disa kabina pushimi dhe që më pas janë marë me qira prej kushëririt të tij, Helidon Gjikoka, nga qyteti i Vlorës i cili ka emërtuar kompleksin e 12 objekteve me emrin “Ambel Beach”.
Kontrata e qërasë e datës 27 shtator 2018, në dukje është firmosur para noteres Saimira Hoxha, mes Ilir Koka dhe Helidon Gjikoka.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Por prokuroria nga hetimi i kryer tregon se në emër të Ilir Kokës në këtë rast ka firmosur një person tjetër që është avokati Ariton Kasaj.

Kjo kontratë sipas prokurorisë, humb fuqinë në 31 gusht 2021 dhe se Helidon Gjikoka, duhet të lerë objektin.
Por hetimi i kryer nga ana e prokurorisë së Vlorës, ka zbuluar se Helidon Gjikoka, ka paraqitur pranë “ALUIZNI-t” kërkesën nr. 2286 me qëllim legalizimin në emrin e tij të 12 objekteve të ndërtuar në sipërfaqen prej 1430 m2 tokë.
Hetimi ka provuar se që prej datës 28 janar 2019, këto pasuri rezultojnë në pronësi të Helidon Gjikokës, e provuar kjo, me anën e vërtetimit Hipotekor të lëshuar po në këtë datë nga hipoteka Vlorë, e cila ka rregjistruar në emër të Helidon Gjikoka pasurinë “Kompleks Shërbimi me 12 Objekte”, ndodhur në Gjilekë,Himarë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button