AKTUALITETPOLITIKË

Balla: Ishte një nder i madh për mua të shërbeja si Ministër i Brendshëm


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale falenderon të gjithë bashkëpuntorët e tij në Ministrinë Brendshme, të cilën e drejtoi nga korriku i vitit 2023 deri më sot.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Balla në videon e postuar në rrjetet sociale ka dhe një mesazh. “Ishte një nder i madh për mua të shërbeja si Ministër i Brendshëm, ku si gjithnjë u mundova të krijoja një frymë skuadre me të gjithë, në përpjekjet e përditshme për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I qendrova binjdes dhe standartit se unë si Ministër i Brendshëm, kisha nderin për t’i udhëhequr, duke dëgjuar dhe mbështetur, duke mësuar prej tyre dhe duke zbtritur në çdo nivel të veprimtarisë së kësaj ministrie, në çdo zyrë e komisariat nga Vermoshi në Konispol”, thekson Balla në mesazhin e tij.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Shtrëngova duart me një pjesë të madhe të efektivëve dhe i kam dëgjuar më vëmendje hallet dhe ankesat  e tyre. Rritja e pagës brenda mundësive të buxhetit të shtetit, pagesa e ushqimit, orëve shtesë dhe kreditë e buta për banim, mendoj se ishin hapat e duhur drejt një trajtimi sa më të mirë financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, AMP dhe Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit”, tha Balla.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“I qendrova angazhimit të ditës së parë për ti dhënë secilit dhe secilës, mundësinë për të shpalosur mundësitë e veta për të bërë sëbashku më të mirën. Jam krenar që ligji i ri i Policisë së Shtetit, i miratuar javën e shkuar, do t’i hapi rrugën karrierës së bazuar në rezultate, meritë, ndershmëri dhe përkushtim. Do të vlerësojë siç duhet uniformën e respektuar të Policit të Shtetit Shqiptarë”, tha Balla.

“Sa i përket reformave legjislative, kemi bërë një hap të madh me ligjin e ri për sistemin e ri të adresave. Finalizuam ligjin për zyrën e rekuperimit të aseteve të konfiskuara..etj”, tha Balla.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ai tha se rezultatet e arritura në 380 ditë nuk munguan në shumë prej fushave të përgjegjësisë së Ministrit të Brendshëm. “Mund të kishin qenë edhe më të mira. Natyrisht, rezultatet më të dukshme janë ato që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Kjo matur edhe nga sondazhet publike”, thekson Balla.

“Më vjen mirë që prindërit, gjyshërit, mësuesit, por vetë edhe nxënëësit mbështetën paketën e sigurisë në shkolla dhe rezultatet e operacioneve “Tempulli”, “territor i pastër”, “sundimi i ligjit”, që dhanë rezultatet e tyre në luftën dnaj krimit, drogave..etj”, tha Balla.

“Forcuam bashëkpunimin me Interpol, Europol, Eurojust, me policitë e vendeve partnere. Sa shumë persona me hesape të hapura me drejtësi u gjetën. Janë në proces apo u ekstraduan, provë kjo e revanshit të pakthyeshëm kundër pandëshkueshmërisë”, tha Balla.

“U hap një faqe e re në përdorimin e teknologjisë digjitale dhe AI, me dy projekte “Smart City” dhe “IED”. Shqipëria apo konfirmohet si një destinacion turistikë me siguri mbresëlënëse. Ky certifikim duhet ruajtur me çdo kusht”, tha Balla.

Ai kujtoi edhe procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit. “Mesazhi ishte i qartë dhe nisi të zër vend, se kush nuk vrapon me të njëjtin ritëm, kush nuk do të respektojë ligjin dhe kodin e etikës, kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të kaluar përtej vetes, duke rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka”, theskon Balla.

Në fund, Ministri i Brendshëm uron që këto rezultate të konsolidohen edhe më shumë me drejtimin e ri në Ministirnë e Brendshme. “Kjo është jetike për realizimit të vizionit të shpallur nga kryemninistri për “Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europianë, vetëm përpara”, mbyll mesazhin e tij Balla.

Related Articles

Back to top button