AKTUALITETKRONIKË
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” në Fier: Arrestohen dy shtetas të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve
Policia e Fierit, në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në zbatim të planit të masave të këtij operacioni, ka kapur dhe vënë në pranga:
- Adis Caka, 22 vjeç, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
- Elton Duraj, 40 vjeç, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.