47-vjeçari shqiptar deh, përdhunon dhe torturon dy 18-vjeçare në Romë
Një 47-vjeçar shqiptar dhe miku i tij 26 vjeç nga Rumania, janë arrestuar nga policia italiane, pasi dy vajza 18-vjeçare denoncuan se ishin përdhunuar prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament në lagjen Borghesiana, në lindje të Romës. Vajzat kishin mbërritur në kryeqytet për të vizituar një mikeshë një ditë para se të njihnin shqiptarin dhe të riun rumun.
Ato dolën me djemtë me justifikimin për të pirë një pije së bashku dhe më pas u joshën prej tyre për tu ngjitur në banesën ku dhe u torturuan dhe përdhunuan më pas.
Dy autorët e ngjarjes i mbyllën në një dhomë dhe të pafuqishme nga avujt e alkoolit të konsumuar, burrat e arrestuar tanimë kryen marrëdhënie pa dëshirën e vajzave.
Ato mundën të shpëtonin dhe të kërkonin ndihmë nga kalimtarët e më pas raportuan menjëherë në polici se ishin përdhunuar nga dy burra.
Pas një hetimi të shpejtë, policia arrestoi 26-vjeçarin rumun në shtëpinë ku ndodhi akti, ndërsa 47-vjeçari shqiptar kishte menduar të arratisej dhe u gjet pak më vonë në një stacion autobusësh në Casilino, gati për t’u larguar nga qyteti.