AKTUALITETKRONIKË

Kush është Viktor Marku që u kap sot në Shkodër/ U arrestua për vrasjen e bujshme të Hekuran Billës 4 vite më parë dhe u lirua për…


Viktor Marku, i cili u arrestua sot pasi qëlloi me armë zjarri në Shkodër, është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë në vitin 2020.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Marku qëlloi sot me armë zjarri në ajër, pasi doli nga një lokal në Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet. Emri i tij u lakua në vitin 2020 me vrasjen e bushjme të Hekuran Billës, por pasi u arrestua, ndaj ti u pushua çështja për mungesë provash.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjykata e Tiranës në vitin 2022 pushoi çështjen ndaj Viktor Markut dhe Sebastian Malit për vrasjen e Hekuran Billës. Nga hetimet për më shumë se 1 vit e gjysmë Gjykata doli në përfundimin  nuk janë gjetur prova për të çuar pas hekurave Markun dhe Malin që dyshoheshin si organizatorë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kush ishte Hekuran Billa?

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, ishte një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative” dy herë si dhe “Plagosje me dashje”. Ekzekutimi tij ka sjellë nxjerrjen në dritë dhe rastin e një të dënuari me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMW X6, në Shqipëri.

Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

E kishte lënë burgun pas krahëve në Shqipëri në 23 shkurt 2019, duke shfrytëzuar disa gjykata në vend që i njohën vendimin e drejtësisë britanike nga 32 vite në 25 vite burgim.

Por vendimi që e afroi me lirinë është ky vendim i Gjykatës së Krujës aty ku i burgosuri mbahej. Sipas vendimit të gjyqtares Enkeleida Hoxha 40-vjeçarit të dënuar me 32 vite burg nga drejtësia britanike i kishin mbetur dhe pesë vite burgim. Në muajin shkurt gjykata vlerësoi se Billa kishte qëndruar ne qeli 19 vite, edhe vrasja që ai kreu në një lokal në Britaninë e Madhe ndodhi në tetor 2006.

Gjykata në vendimin që Top Channel disponon urdhëroi shërbim prove për Hekuran Billën për pesë vitet e ardhshme, me kushtin qe ai të rehabilitohej. Gjykata mori parasysh pretendimin e të burgosurit që këmbënguli se prindërit e tij ishin të moshuar dhe jetonin vetëm.

Por provat që bindën gjykatën lidhen drejtpërdrejtë me një sërë shkresash e raportesh mjekësore që vërtetonin gjendjen jo të mirë shëndetësore të prindërve të Billës, si dhe një kontratë që Billa e kishte siguruar nga qelia dhe që garantonte punësimin e tij si korrier në një studio në kryeqytet. Këto dokumente nuk u kontrolluan asnjëherë ashtu si edhe dënimi me kusht i 40-vjeçarit, i arrestuar pas krimit në Danimarkë në vitin 2007. Njëkohësisht gjykata të tjera kishin dhënë vendime për Billën.

Siç rezulton nga dokumentet, pasi Billa kreu krimin në Britani në vitin 2006, në korrik 2013 ministria e drejtësisë nisi procedurat për ekstradimin e tij. Më pas dënimi i drejtësisë britanike zbriti në 25 vjet burg në Shqipëri nga 32 që kishte dhënë Britania e Madhe qe njihet ndryshe si dënim plotësues i përjetshëm.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet për të zbuluar se si vendimi i drejtësisë britanike u njoh në vetëm 25 vite burg dhe se si hallkë pas hallke ky dënim zbriti në pesë vite kusht.

Përse dyshoheshin Sebastian Mali dhe Viktor Marku si autorë?

Sebastian Mali duke përdorur një kartë klienti, mbërriti në një pikë servisi në Laprakë, tre orë para vrasjes së Hekuran Billës dhe iu ka kërkuar atyre një makinë.

Ai iu lut punonjësit të servisit që të parkonte makinën e tij “Smart” në servis dhe të merrte me vete një makinë “Nissan Micra” që më vonë shfaqet në një radhë kamerash sigurie teksa i paraprin makinës së vrasësve.

Pikërisht me këtë “Nissan Micra” u shoqërua automjeti që më pas u gjet i djegur mbas krimit në fshatin Pezë. Sebastian Mali e mori mjetin në orën 20 e 30 minuta të datës 11 qershor, me justifikimin se do të takonte të dashurën. Ai u rikthye në 23:00 për të marrë më pas makinën e tij që kishte parkuar në servis.

Por edhe makina “Smart” nuk ishte në pronë të të riut, pasi ishte marrë me qira në Shkodër. Hetimet zbuluan se Viktor Marku e mori me qira “Smart-in” më dy mijë lekë dita dhe pas krimit motra e tij u paraqit dhe pagoi detyrimin përkatës.

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezultoi se Viktor Marku ka dalë nga Shqipëria në datën 19 janar thonë burime të prokurorisë, që saktësojnë se pavarësisht kësaj alibie një dëshmitar në Shkodër i rrëfeu policisë se mjetin “Smart” ja kishte dhënë Viktor Markut, që është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Britaninë e Madhe në vitin 2006.

Related Articles

Back to top button