AKTUALITETBOTA

Aksident tragjik në Itali, 21-vjeçarin shqiptar e zë gjumi në timon dhe përplaset për vdekje


Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pas një aksidenti me makinë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas mediave italiane, i riu i identifikuar si Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dyshohet se 21-vjeçarin e ka zënë gjumi në makinë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

I riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë, e duke u djegur plotësisht, teksa po kthehen në banesë ë tij pas një feste me miqtë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Mediat italiane shkruajnë se Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se autoritetet kanë sekuestruar mjetin e 21-vjeçarit, i cili është shkatërruar plotësisht nga flakët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button