AKTUALITET

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dimal, zjarrfikësit vështirë t’i afrohen, rrezikohet pylli me pisha. Ja për çfarë dyshohet


Riaktivizohet zjarri në fshatin Konisbaltë në Dimal. Dyshimet janë se edhe këtë herë zjarri ka qënë i qëllimshëm, ndërsa në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Raportohet se zjarri është shkaktuar nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa vatra ndodhet në zonën e Allaxhiasit, pak metra larg nga vatra e zjarrit e vendosur dy ditë më parë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Zjarri po përparon drejt pyllit me pisha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore.

Ndërkohë që zjarrëfikësit janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit,që është vendosur qëllimisht për të dytën herë në të njëjtin vend.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button