Mashtrimi në Pikën e Karburantit në Fier: Shoferi me Targa Greke Furnizon me 50 Euro False
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një punonjës karburanti është mashtuar me një kartëmonedhë false prej 50 eurosh. Sipas punonjësit, një makinë me targa greke u paraqit për t’u furnizuar me karburant dhe shoferi pagoi me një kartëmonedhë prej 50 eurosh. Pas largimit të shoferit, punonjësi zbuloi se kartëmonedha ishte false.
Tani, punonjësi është në kërkim të ndihmës së publikut për të identifikuar shoferin mashtrues, pasi dëmi prej 50 eurosh duhet të mbulohet nga xhepi i tij. Shoferi u largua menjëherë pas furnizimit dhe punonjësi kërkon që kushdo që ka informacion të kontaktojë autoritetet përkatëse.
Denoncimi i punëtorit:
“si kalove doja te beja nje denoncim. Un jam nje punonjes karburanti ne Fier. Nje makin me targa greke ka ardhur dhe ka funizuar makinen e tij me karburant me vler 50€ qe ishin fallco she me pas eshte larguar. Ju lutem mund ta postoni” .