AKTUALITETPOLITIKË

E vërteta e 6 mijë votuesve në Himarë me karta të skaduara, nuk erdhën as në zgjedhjet e 14 Majit! Bido: Shërbimet i marrin në Greqi, s’u intereson ID shqiptare


Pamundësia për të votuar dje në Himarë ishte i vetmi debat zgjedhor mes kampeve politike. Por ka një shpjegim, sepse opozita nuk u ankua as vitin e kaluar kur figuronte i njëjti numër me karta të skaduara

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës prodhuan gjatë procesit të djeshëm (4 Gusht) edhe debatin e 6 mijë votuesve me karta identiteti ID të skaduara dhe nga ku opozita e veçanërisht OMONIA pretenduan se s’u lejuan të votonin nga segmentet qeveritare, duke mos ua rinovuar dokumentin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por duket se e vërteta qëndron ndryshe dhe ka shpjegim jo vetëm logjik, por edhe tekniko-ligjor. Rezulton se edhe në zgjedhjet e 14 Majit 2023, kur fitues nga qelia doli kandidati i opozitës dhe PBDNJ-OMONIA, Fredi Beleri, ishin po 6 mijë votues himarjotë me karta ID të skaduara dhe që nuk e ushtruan dot të drejtën kushtetuese. Sepse nuk erdhën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Por këtë herë mosardhja e tyre iu faturua Qeverisë de kryeministrit Edi Rama, se nuk nxori aktet ligjore. Më herët ishte një postim në Facebook-un e ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, aktualisht Ministër Shteti, që njoftonte më 22 Korrik qytetarët e Himarës që të aplikonin për karta ID deri më 1 gusht dhe do merrnin dokumentin brenda ditës së votimit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kurse shpjegimi teknik vjen nga kreu i Arkivës, njohësi i mirë i çështjeve të minoritetit dhe historisë, Ardit Bido. Ai shpjegoi se këta persona rezultonin me kartë të skaduara edhe në zgjedhjet e 14 majit, por atëherë askush nuk u ndje. Beleri fitoi zgjedhjet me 19 vota diferencë ndaj Jorgo Goros dhe debati nuk u hap.

Bido shpjegon se ka një arsye, pasi këta 6 mijë votues realisht nuk janë paraqitur të rinovojnë kartat e identitetit, pasi tashmë jetojnë jashtë, kryesisht në Greqi, dhe nuk vijnë të votojnë. Pra nuk kanë ardhur të votojnë as zgjedhjet e shkuara, as këto zgjedhje, me përjashtim të zgjedhësve që janë sjellë me autobus nga Greqia.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Drejtuesi i Arkivës, Ardit Bido, njohës i mirë i zonës dhe realitetit në Himarë, ka dhënë një shpjegim për pretendimin e opozitës, se 6 mijë vetëve iu mohua e drejta e votës. Ai tha se “këta zgjedhës janë banues të rregullt në shtetin grek, gëzojnë pasaportën helene dhe shërbimet i marrin të gjitha në Greqi, ndaj shumicës prej tyre nuk ju nevojitet mjeti i identifikimit shqiptar, dhe ndaj edhe nuk e posedojnë”.

Sipas Bidos shifra e 6157 zgjedhësve me ID të skaduar është e njëjtë me atë të zgjedhjeve të 14 majit 2023. “Nëse kemi 6000 njerëz që kanë karta të skaduara në Himarë, është e vërtetë, është ekzaktësisht e njëjta shifër në zgjedhjet e kaluara. Ata njerëz nuk janë banues të Himarës, ata janë emigrantë në Greqi. Kanë pasaportën greke shumica e tyre dhe nuk ju duhet më pasaporta shqiptare. Nga raportimet që bëri OMONIA janë vetëm vetëm 50 veta që janë kthyer për shkak të kartës. Një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur me autobus”, u shpreh Bido.

Related Articles

Back to top button