AKTUALITETKRONIKË

Tragjedi Familjare në Sarandë: Burri Vret Gruan dhe më pas Humb Jetën gjatë Konfliktit me Djalin


Sarandë, 6 Gusht 2024

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 07:00, në fshatin Shalës të Konispolit, ka ndodhur një ngjarje tragjike. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas aktit të rëndë, shtetasi H. I. është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç. Konflikti ka përfunduar me shtyrjen e H. I. nga shkallët e banesës nga ana e djalit të tij, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të H. I. për shkak të dëmtimeve të pësuara.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas njoftimit të marrë dhe kanë arrestuar shtetasin K. I., i cili po mbahet në ambientet e Policisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button