AKTUALITETKRONIKË

Krimet m*nstruoze/ 69-vjeçari m*sakroi bashkëshorten me sëpatë, si babai i tij vrau tre gratë! Njërën e hodhi në gropë të gëlqeres, tjetrën në pus, ndërsa të tretën….


Një ngjarje shokuese tronditi mëngjesin e sotëm vendin, ku 69-vjeçari Huso Islami goditi për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami. Por fundi ka qenë tragjik edhe për vetë autorin e krimit. Pasi i biri zbuloi vrasjen e së ëmës u konfliktua me 69-vjeçarin dhe e hodhi nga shkallët, për pasojë Huso Islami humbi jetën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ngjarja ndodhi në fshatin Shalës të Konispolit, ndërsa famija Islami mësohet se e ka origjinën nga fshati Markat, i të njëjtës Bashki.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dhe drama në familjen e tyre duket se e ka pikënisjen disa vite më parë. 69-vjeçari Huso Islami njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërsa babai i tij, i njohur në fshat si Xhevit Cene, mësohet se është autor i tre vrasjeve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

I ati i Huso Islamit mësohet se i ka marrë jetën tre grave të tij. Njërës nga bashkëshortet mësohet se i ka marrë jetën duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka mbytur duke e hedhur në pus, ndërsa të tretën e ka mbytur në lumë.

Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button