AKTUALITETKRONIKË
E rëndë në Tepelenë, 70-vjeçari vetëvritet me armë gjahu në banesën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragot, Tepelenë.
Një 70-vjeçar është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:00, në fshatin Dragot, Tepelenë, në banesën e tij, është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. B., rreth 70 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.