U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy
LEZHË- Është arrestuar në Shëngjin reperi Noizy, vetëm dy ditë pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Noizy ishte në kërkim pasi bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.
Rigels Rajku, i arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës në zonën e Kunës në Shëngjin. Sipas burimeve, reperi u ndalua nga një postobllok policie, teksa po shkonte për të performua në një klub nate.
Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu ka shpallur në kërkim edhe DJ e reperit Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax si dhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.