AKTUALITETBOTAKRONIKË
Kishte fshehur në bagazhin e makinës 15 pako me kokainë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në zonën e Ponte San Giovanni të Italisë.
Mësohet se të riut gjatë një kontrolli në automjetin e tij, iu gjetën 15 blloqe me kokainë me një peshë prej 16 kilogramë.
Sipas mediave të huaja shqiptari para se ti bëhej kontrolli dukej nervoz dhe i shqetësuar.
Lënda narkotike u gjet në pjesën e pasme të makinës, në një xhep fals në bagazh.
Ndaj shqiptarit rëndon akuza për veprën penale “Posedimi i lëndëve narkotike me qëllim shitjen”.
29-vjeçari aktualisht ndodhet burgun Perugia-Capanne, në pritje të seancës së vlefshmërisë.