AKTUALITETKRONIKË

Dy Aksidente në Fier: Procedohen Penalisht Dy Shtetas, përfshihet dhe një i mitur


Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar në Prokurori materialet për dy aksidente rrugore, ku janë përfshirë dy shtetas.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në ngjarjen e parë, një 35-vjeçare nga Lushnja, me inicialet A. S., është proceduar penalisht pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një tjetër makinë. Si pasojë e këtij aksidenti, dy shtetase kanë pësuar dëmtime të lehta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në incidentin e dytë, B. S., 61 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me një tjetër automjet. Përplasja ka shkaktuar dëmtime të lehta tek një shtetas i mitur dhe ka sjellë dëme materiale në tre automjete të parkuara.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Materialet procedurale për të dyja ngjarjet janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button