AKTUALITETKRONIKË
Tragjedi në plazhin e Pish Poros: 70-vjeçari humb jetën sapo futet në det.
Fier, 9 Gusht – Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në plazhin e Pish Poros, Fier, ku një 70-vjeçar, banues në Fier, ka humbur jetën. Sipas burimeve paraprake, shtetasi K. K., i cili ishte futur në det për t’u larë, dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak që i ka marrë jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë fatkeqësi.