AKTUALITETKRONIKË

Dhunoi për vdekje 37-vjeçarin brenda një lokali në Pogradec, merr fund arratia për autorin


Ka marrë fund arratia për Denis Meçen, 29-vjeçari i cili dhunoi për vdekje një person ditën e djeshme në një local në Pogradec.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta 29-vjeçari dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me 42-vjeçarin Egli Proga, ku ky i fundit gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, e më pas rezultoi se ishte vrasje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në pranga për moskallëzim krimi ranë V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./TCH

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button