AKTUALITET

Lundronin brenda perimetrit të sigurisë, bllokohen 44 mjete lundruese nga Komani në Ksamil


44 mjete lundruese janë bllokuar nga policia detare përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mjetet e bllokuara: 21 jet ski, 13 skafe, 6 gomone dhe 4 varka metalike .

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

13 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

6 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë dhe Koman.

10 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë të rinj.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Drejtuesit e 34 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 14 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman, në shumicën e rasteve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese, apo duke mos u kthyer dot në breg për shkak të dallgëve.

Related Articles

Back to top button