AKTUALITETKRONIKË

Operacioni “Parts 24” në Himarë: Pranga për Pronarin e Tabacchinos dhe Punonjësin, Kapen Kokainë, Kanabis dhe Para të Dyshuara nga Trafiku


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 24,” Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar një tjetër goditje ndaj trafikut të lëndëve narkotike në Himarë. Gjatë këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi A. C., 45 vjeç, pronar i një tabacchino në Himarë, dhe E. M., 37 vjeç, punonjës në të njëjtin subjekt. Të dy akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,” kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia ka ushtruar kontroll në ambientet e tabacchinos, ku ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një pjesë e të cilave ishte e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjithashtu, janë konfiskuar 74,000 lekë, 100 franga dhe 660 euro, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe 4 aparate telefonike celulare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se shtetasit A. C. dhe E. M. kanë bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike, të cilën më pas e ndanin në doza të vogla dhe e shisnin në tabacchino.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button