AKTUALITETRAJONI

Greqia mes flakëve/ BE dërgon ndihma shtesë, ndërhyrje nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve

Greqia ka urdhëruar evakuimin e të paktën 11 qyteteve dhe fshatrave në verilindje të Athinës, duke përfshirë qendrën antike të Maratonës, për shkak të zjarreve masive që kanë prekur zonën.

Flakët, të përhapura nga erërat e forta, dogjën pemë, shtëpi dhe makina dhe kërcënuan periferitë e kryeqytetit, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “”

Mbi 500 zjarrfikës, të mbështetur nga 17 avionë dhe 15 helikopterë, ndërhynë për të shuar zjarrin fillestar që shpërtheu të dielën pranë Varnavas, 35 kilometra në veri të kryeqytetit, i cili u përhap më pas në fronte të ndryshme: nga fshati Grammatiko në lokalitetin buzë detit.

Bashkimi Evropian njoftoi nisjen e një operacioni të madh në Athinë për të ndihmuar autoritetet në shuarjen e zjarreve në pyje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, në Greqi u mobilizuan dy avionë “Canadair” nga Italia, një helikopter nga Franca dhe dy ekipe zjarrfikëse tokësore nga Republika Çeke dhe Rumania. “Ne vazhdimisht i ndjekim zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme”, u shpreh zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button