U kapën duke nxjerrë 148 kg kokainë nga konteineri, zbardhen emrat e shqiptarëve
Është zbardhur identiteti i 3 shtetasve shqiptarë të kapur në Portin e Livornos në Itali, në tentativë për te nxjerrë 148 kg kokainë nga një konteiner me banane i mbërritur nga Porti i Guayaquil në Ekuador.
Siç zbulojnë mediat italiane, shqiptarët e arrestuar janë ata janë vëllezërit shqiptarë Ylber dhe Napolon Arshi 37 dhe 35 vjec dhe Goliano Zhupa 30 vjeç. Emri i Napolon Arshi nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2016, 37 vjecari nga Lepenica e Vlorës, u shpall në kërkim nga policia e qytetit bregdetar pasi kishte qëlluar me armë në ajër duke kanosur një person.
Sipas mediave italiane asnjë prej tyre nuk është rezident në Itali dhe nuk kishte dokumente identiteti, për këtë arsye nuk ishte e lehtë të identifikoheshin. Ngarkesa me banane ishte drejtuar për një kompani me bazë në Zvicër. Tre të arrestuarit zgjodhën rrugën e heshtjes, pa dhënë asnjë informacion lidhur me përfshirjen e tyre në këtë aferë. Për momentin ata qëndrojnë në qeli, në paraburgim, në burgun e Sughere.
Ngarkesa e drogës e zbuluar nga policia ishte larguar nga porti ekuadorian i Guayaquil. Më pas anija “Cma CGM Exemplarity”, e ndërtuar vitin e kaluar për gjigantin francez të transportit detar Cma CGM, duke mbajtur flamurin maltez, 272 metra i gjatë dhe 42 metra i gjerë, kaloi Kanalin e Panamasë dhe u drejtua drejt Evropës, duke “prekur” gjithashtu portin e Labros. Këtu, sapo arriti në kalatë, konteineri u shkarkua nga punëtorët e dokut të Terminalit Darsena Toscana, i blerë së fundmi nga Grimaldi Group, dhe polica e Livornon e analizuan atë në bazë të “lajmërimeve” të sakta të rrezikut, duke zbuluar në një pjesë të konteinerit, praninë e sasisë së madhe të “pluhurit të bardhë”. Më pas, brenda pak orësh, shqiptarët kanë hyrë në doganë për ta mbledhur atë, por para se të përfundonin detyrën e tyre (që do të ishin paguar mijëra euro, të paktën kjo është tarifa që u paguhet për rikuperimet “eksfiltruesve” të tjerë në e kaluara) policia i arrestoi, për fat të mirë të tre pa bërë asnjë rezistencë.