AKTUALITETKRONIKËVIDEO

Vlora: Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, identifikohet autori 17-vjeçar


Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë ngjarjen e djegies së qëllimshme të një automjeti, të ndodhur më 5 gusht 2024, në lagjen “Lirim”. Hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës kanë çuar në identifikimin e një të riu 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer këtë akt kriminal.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Automjeti tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi S. P., 19 vjeç, u dogj në rrethana të dyshimta, dhe pas një hetimi intensiv, autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës së tij të mitur. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë punën për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të kryer krimin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Reklama në FieriWeb - “RIMMED”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button