AKTUALITETKRONIKË

28 vjeçari nga Tirana plagoset rëndë te “Syri i Kaltër” niset me helikopter drejt traumës.


Një pushues 28-vjeçar nga Tirana, Ardit Dauti, ka mbetur i plagosur rëndë pas një incidenti të ndodhur pasditen e sotme në pikën turistike të “Syrit të Kaltër” në Sarandë. Dauti, i cili ndodhej me pushime, është hedhur me kokë nga një lartësi në ujërat e burimit, por hedhja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar një plagë të thellë në kokë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” në Sarandë, por për shkak të dëmtimeve të rënda, është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Gjendja e tij mbetet e rëndë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”
Reklama në FieriWeb - “RIMMED”

Related Articles

Back to top button