AKTUALITET

Raportimet për vrasjen në Pogradec/ Rrumbullaku “sulmoi” mediat, reagon ashpër Asociacioni i Gazetarëve: Ne nuk jemi zëdhënësit e tu!


Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është thellësisht i shqetësuar mbi deklaratën e sotme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lidhur me raportimet e bëra të ngjarjes së rëndë në Pogradec të vrasjes së 42-vjeçarit, Egli Proga më 10 gusht 2024.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

REAGIMI I ASOCIACIONI I GAZETARËVE TË SHQIPËRISË

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Drejtori i Policisë së Shtetit orientoi gabimisht mediat duke i bërë thirrje se vetëm lajmet e zyrës së shtypit janë të vërteta.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Z.Rrumbullaku tha: Nëse do të doni që të merrni informacionin e kërkuar trokisni në zyrën e medias të Policisë së Shtetit për të qenë të saktë në gjithçka hidhni për opinionin publik.

Reklama në FieriWeb - “RIMMED”

Ne duam të sjellim në vëmendje të Z.Rrumbullaku se gazetarët nuk janë zëdhënës të Policisë dhe të asnjë institucioni tjetër, ata kanë një sërë burimesh përtej deklaratave zyrtare.

Gazetarët përdorin burime zyrtare dhe jozyrtare për punën e tyre, ndaj thirrja e tij është krejtësisht e panevojshme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

AGSH dënon gjithashtu akuzën që bëri Z. Rrumbullaku për mediat teksa deklaroi: “Çdo lajm që hidhet nga ju për opinionin publik dëmton hetimet”.

Duam të sjellim në vëmendjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit se gazetarët dhe mediat nuk e kanë për detyrë të ruajnë integritetin e asnjë institucioni qoftë ky ligjzbatues.

AGSH përshëndet punën e gazetarëve të cilët e raportuan që nga momenti i parë ngjarjen e rëndë në Pogradec pavarësisht se Drejtorit të Policisë ju deshën 4 ditë për të dalë në deklaratë e akuzuar gazetarët dhe median.

Ne sigurisht u bëjmë thirrje edhe kolegëve gazetarë që të trajtojnë me kujdes pretendimet e palëve por në asnjë moment të mos tërhiqen nga e vërteta cilado qoftë ajo.

Me këtë rast AGSH shpreh  ngushëllimet e thella për familjen e viktimës në Pogradec.

Related Articles

Back to top button