AKTUALITET
Murale parodistëve të Vlorës, kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet: Kujtesë për humorin e hollë
Këtë mëngjes, kreu i qeverisë Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook ka postuar pamjet e një muraleje në Vlorë.
Në faqen e një pallati janë pikturuar portret e katër parodistëve të Vlorës. Portrete e Agron Hamos, Afrim Agalliut, Muhamet Likos dhe Mane Lumanit, janë pikturuar në ngjyrat bardhi e zi.
Kjo vepër arti vjen në shenjë falënderimi për këta artistë të cilët për vite me radhe për mes parodisë dhe humorit sillnin për publikun shqiptarë problematikat e realitet të atyre viteve që ata performonin në skenë.
Parodistët e Vlorës, janë artistët që i deshi e gjithë Shqipëria. Në shenjë falënderimi kryeministri Edi Rama shkruan : “Muralja me parodistët e Vlorës është si një kujtesë për humorin e hollë”.