AKTUALITETKRONIKË

Vrasja në Pogradec, reagon prokuroria: Inspektori i policisë shpërdoroi detyrën, nuk dokumentoi ngjarjen


Prokuroria e Korçës ka reaguar me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku Denis Meçe dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas prokurorisë, inspektori i policisë, Artur Lilo ka komunikuar se Proga ka qenë i pirë dhe i rrëzuar, duke mos dëgjuar një nga dëshimtarët e ngjarjes, kushëri të viktimës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Prokuroria sqaron se inspektori Lilo ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së viktimës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reagimi i Prokurorisë së Korçës

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Më datë 10.08.2024, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në afërsi të vendit të quajtuar “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjia nr.2 në Pogradec, u gjet një shtetas i shtrirë pa ndjenja. Pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale u identifikua si shtetasi E.P. i cili u transportua në spital pa shenja jete.

Lidhur me ngjarjen janë pyetur shtetasit V.Sh., A.B., A.Sh., R.B., L.G., A.M., dhe D.M.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nga deklarimi i shtetasit A.B., rezultoi se në momentin që ka qenë në spital ku ka shoqëruar viktimën, ka dëgjuar duke folur në telefon Inspektorin, A.L., i cili ka komunikuar faktin se një person është i pirë dhe është rrëzuar.

A.B. i ka thënë se kushëriri i tiij (viktima) ishte goditur, por inspektori i ka thënë ‘ore ik andej’.

Veprimet hetimore paraprake të cituara më lart, të kryera në funksion të një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm të kësaj çështjeje penale, kanë krijuar një dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova, se nga ana e shtetasit A.L., janë konsumuar elementë të veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenit 248 i Kodit Penal, për shkak se ky shtetas me detyrë Inspektor, Trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme, në shkelje të detyrave të tij funksionale, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së viktimës edhe pse ky shkak i është bërë prezent nga dëshmitari okular i ngjarjes shtetasi A.B.

Related Articles

Back to top button