AKTUALITETKRONIKË

Zanafilla e “Pogradecit”/ Ishte me 42-vjeçarin në tavolinë: E nisën me shaka. Egli filloi të përdorte fjalët ofenduese ndaj Denisit dhe më pas Denisi…


Një shaka e ndodhur në ambientet e një lokali mes dy të njohurve në Pogradec, ka sjellë ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, ku për pasojë babai i dy fëmijëve Eglantin Proga ka humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ngjarja solli një dallgë akuzash të adresuara nga opinioni publik dhe media në drejtim të komisariatit të Pogradecit dhe prokurorisë së Korçës, mbi mënyrën e trajtimit të këtij rasti duke e quajtur ngjarjen si aksidentale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në fakt pas shakave të bëra dhe më tej me kalimin në sharje dhe ofendim, ka qenë një goditje me grusht që autori i krimit Denis Meçe, i ka dhënë Eglantin Progës, i cili është rrëzuar në trotuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dëshmitari A.Sh, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e lokalit “Stropcka” ku ndodhi ngjarja dhe që ka qëndruar në të njëjtën tavolinë me viktimën, ka deklaruar në polici se:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“…ka ardhur Egli në lokal dhe dukej në gjendje të dehur. Fillimisht Egli dhe Denisi po bënin shaka me njëri-tjetrin dhe më pas Egli filloi të përdorte fjalët ofenduese ndaj Denisit dhe më pas Denisi i tha: “…eja të dalim pak jashtë të sqarohemi…”.

Dëshmitari ka vijuar më tej rrëfimin e tij se ka parë nga xhami i lokalit që Denisi e goditi me grusht Eglin, i cili fillimisht ra në anën e një makine dhe më pas në tokë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Për këtë ngjarje është pyetur dhe pronari i lokalit Voltan Shkulaku, dhe klientët Arian Manellari dhe Leonard Guce. Këta dy të fundit ishin ulur në një tavolinë jashtë lokalit dhe më parë në tavolinë me ta ka qenë edhe autori i krimit Denis Meçe.

Manellari dhe Guçe, deklarojnë se nuk e kanë parë ngjarjen, por pranojnë se kanë shkuar pranë Eglit, pasi kanë dëgjuar të bërtitura, ndërsa Arian Manelları deklaron se nuk është ngritur fare nga tavolina.

Pas goditjes me grusht Denis Meçe është larguar me vrap ku fillimisht i është fshehur policisë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariat ku dhe ka dhënë sqarime mbi ngjarjen.

“…nuk kam pasur si qëllim vrasjen e Eglit, kam tentuar ta godas por nuk e kam goditur pasi ai është rrëzuar vetë direkt në kokë. Më pas jam çorientuar dhe jam larguar me vrap nga vendi i ngjarjes…”-ka pohuar në polici Denis Meçe.

Ndaj tij tashmë gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”, ndërsa janë proceduar për “Moskallëzim krimi” pronari i lokalit Voltan Shkulaku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe.

Related Articles

Back to top button