AKTUALITETKRONIKË

Zjarri në fshatin Çërrilë të Mallakastrës vazhdon, helikopteri ndihmon në uljen e intensitetit

Një zjarr masiv që ka përfshirë fshatin Çerrilë të Mallakastrës që nga mbrëmja e djeshme, vazhdon ende të jetë aktiv. Me ardhjen e një helikopteri, intensiteti i flakëve është ulur, por era e fortë po ndez vatra të reja zjarri. Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës, Beso Enveri, terreni i vështirë ka bërë që të jetë e pamundur ndërhyrja e lehtë, duke detyruar zjarrfikësit dhe banorët e zonës të punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Katër banesa janë përfshirë nga flakët, nga të cilat njëra është e pabanueshme. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në shëndetin e banorëve, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Aksioni për shuarjen e zjarrit vazhdon intensivisht, si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button