AKTUALITETEKONOMI

Roskovec/ Zhgënjehen vëllezërit fermerë, u kthyen nga emigrimi për të punuar në vendlindje!


Pas më shumëse 20 vitesh emigrimi në Greqi, katër vëllezërit Gega, vendosën të kthehen në fshatin e lindjes, në Kurjan të Roskovecit, ku investuan në bujqësi duke mbjellë lajthi dhe shegë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shtatë vite pasi ndërmorën këtë investim, ata duken të zhgënjyer. Edhe pse tregun e kanë patur të siguruar, mungesa e kushteve minimale për këtë lloj aktiviteti, siç janë rruga apo energjia elektrike ka bërë që prodhimi të bjerë dhe të mos justifikojë mundin dhe angazhimin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Kemi qenë emigrantë në Greqi, kemi punuar andej. Vendosëm të kthehemi dhe mbollëm bajame e shegë, por jemi mërzitur. Rruga është kryesorja. Për rrugën kemi dëmtuar gjysmën e prodhimit”, shprehet njëri prej vëllezërve.  

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Të ndodhur në të tilla kushte dhe tashmë pa shpresë që gjërat mund të ndryshojnë ata janë pesimistë për të ardhmen duke llogaritur edhe braktisjen e këtij aktivitetin.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ky është shembulli kur mungesa e mbështetjes së shtetit, detyron largimin për të dytën herë të njerëzve që janë përpjekur me të gjithë mundësitë të mos braktisin vendin e tyre./A2

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button