AKTUALITET

Situata e Zjarreve në Mallakastër: Vatrat e Zjarrit në Mushonj Çërrilë dhe Metoh të Kontrolluara


Në zonën e fshatrave Mushonj, Bardhaj, dhe Çerrilë në Njësinë Administrative Selit, Bashkia Mallakastër, situata e zjarreve është përmirësuar ndjeshëm. Aktualisht, nuk ka vatra aktive zjarri në perimetrin e jashtëm të këtyre zonave. 20 punonjës të strukturave të Bashkisë Mallakastër janë në terren për të monitoruar dhe kontrolluar perimetrin, ndërsa një mjet zjarrfikës dhe pesë efektivë të Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimi janë në gatishmëri për çdo situatë të papritur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Metoh, Njësia Administrative Aranitas, rreth orës 21:00, një vatër zjarri shpërtheu, por u izolua në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur rreth 4 hektarë me shkurre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile në Qarkun Fier raportojnë se deri më tani nuk ka situata të tjera problematike.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button