AKTUALITETEKONOMI

Gati Akti Normativ/ Qeveria ndryshon sërish buxhetin, shtohen fondet për Unazën, legalizohet rritja e kostove për disa projekte


Qeveria do të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit për vitin 2024. Kapitali ka mësuar se në mbledhjen e radhës Këshilli i Ministrave do të miratojë një Akt Normativ, i cili do të bëjë rishpërndarje të fondeve buxhetore, kryesisht për investimet.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Detajet e ndryshimeve mbeten ende sekret, por burime bëjnë të ditur se përmes Aktit Normativ, qeveria do të japë më shumë para për disa projekte investimesh si Unaza e Madhe e Tiranës apo dhe rruga Elbasan-Qafë Thanë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që qeveria ndryshon buxhetin e shtetit përmes akteve normative. Hera e parë ishte ajo e muajit shkurt, pra më pak se tre muaj nga miratimi i buxhetit. Përmes Aktit Normativ të shkurtit Këshilli i Ministrave rriti planin e të ardhurave me 110 milionë euro dhe shpenzimet me 70 milionë euro. Diferenca shkoi në ulje të defiçitit të programuar buxhetor të këtij viti.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ky ndryshim alokoi 40 milionë euro për garancinë sovrane të bizneseve fason dhe 98 milionë euro për financimin e ndërtimit të Portit të ri në Porto Romano.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Këtë herë me sa duket ndryshimet do të jenë kryesisht rishpërndarje fondesh dhe pritet të prekin nivelin 200 milionë euro. Financimi me më shumë fonde për projektin e Unazës, rrugës Elbasan-Qafë Thanë janë disa nga ndryshimet kryesore.

Por nuk përjashtohet që në buxhetin e ri të akomodohet edhe rritja e kostove për disa projekte madhore të tjera investimesh si hekurudha Tiranë-Durrës apo dhe ndonjë projekt i ri, ku më i përfoluri mbetet ai i rrugës Elbasan-Lekaj.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Për vitin 2024 qeveria ka parashikuar të mbledhë 6 miliardë e 870 milionë euro të ardhura nga taksat dhe burimet e tjera financiare. Ndërkohë që shpenzimet totale janë programuar 7 miliardë e 440 milionë euro.

Të dhënat zyrtare nga ministria e Financave tregojnë se për gjashtë muajt e parë të vitit, arka e shtetit ka akumuluar një sufiçit prej mbi 500 milionë eurosh si rezultat i rritjes së të ardhurave dhe mosrealizimit të shpenzimeve sipas planit./Kapitali.al

Related Articles

Back to top button