AKTUALITETFIERI YNË TVKRONIKË

MALLAKASTËR/ Zjarr në magazinë, dyshohet për depozitë solari, evakuohen banorët e tre banesave përreth

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një magazinë, ku dyshohet se ka pasur depozita solari të përdorura për procese teknologjike nga pronarët e mëparshëm. Sipas burimeve nga vendngjarja, situata është e rrezikshme për shkak të lëndëve të djegshme të pranishme në magazinë. Për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e banorëve, janë evakuuar tre banesa përreth magazinës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët. Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim nga ana e banorëve, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button