AKTUALITETKRONIKË

Berat: Arrestohen katër persona për vjedhje, mbajtje armësh të ftohta dhe aksident rrugor


Policia e Beratit ka kryer një sërë arrestimesh gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të disa operacioneve për garantimin e sigurisë publike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në lagjen “Çlirim” të qytetit, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. Sh., 28 vjeç, i cili akuzohet për vjedhje të një sasie Metadoni në ambientet e Poliklinikës Qendrore të Beratit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në Kuçovë, policia ka ndaluar shtetasin Ll. N., 32 vjeç, i cili u kap me një thikë dhe dy përforcues grushti gjatë një kontrolli fizik.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Gjithashtu, në fshatin Mbreshtan, një aksident rrugor ka rezultuar në arrestimin e shtetasit J. G., 60 vjeç, i cili humbi kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga, duke lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në mjet.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Po ashtu, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj shtetasit T. Sh., 36 vjeç, banues në Skrapar, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Beratit për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button