“Superjahti ‘Bayesian’, i pathyeshëm”- CEO i firmës që prodhon dhe shet mjetet lundruese: E pabesueshme si u fundos! Gabimet që u bënë
“Anijet si superjahti i Mike Lynch që u mbyt në brigjet e Palermos në Itali janë “të pathyeshme””, ka deklaruar shefi ekzekutiv i firmës që i prodhon dhe i shet ato.
Giovanni Costantino, CEO i Grupit Italian të Sea, i tha Sky Neës se nuk ka të meta në projektimin dhe ndërtimin e superjahtit Bayesian, i cili u përmbys si pasojë e një stuhie të henën.
‘Italian Sea Group’ zotëron gjithashtu firmën që ndërtoi Bayesian-in e manjatit të teknologjisë britanike, Mike Lynch, dhe Costantino tha se anijet “janë më të sigurtat në kuptimin më absolut”.
“Duke qenë prodhuesi i Perini (jahteve), unë e di shumë mirë se si gjithmonë janë projektuar dhe ndërtuar varkat”, tha ai.
Ai tha se struktura e tyre i bënë ato “të pathyeshëm”.
Costantino tha se lajmi për fundosjen e jahtit “më vuri në një gjendje trishtimi nga njëra anë dhe mosbesimi nga ana tjetër”.
“Ky incident tingëllon si një histori e pabesueshme,” tha ai.
Mësohet se prokurorët italianë që hetojnë incidentin po vazhdojnë të intervistojnë të mbijetuarit.
Ai tha se ngjarja në Palermo do të kishte pasur një rrezik të barabartë me zero nëse do të ishin bërë manovrat e duhura.
“Pika e parë e diskutueshme është moti, ose më mirë leximi i parashikimit. Njerëzit nuk duhet të ishin në kabina, anija nuk duhej të ishte në spirancë. Pse ekuipazhi nuk dinte për stuhinë që po vinte?”,tha ai.