Lushnjë: Aksident në fshatin Bubullimë, 17-vjeçari përplas 6-vjeçaren me motomjet
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në fshatin Bubullimë të Lushnjës, ku një 17-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një vajzë të moshës 6 vjeçare.
Fatmirësisht, e mitura ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i motomjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lushnjë/Informacion paraprak:
Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur., 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.
Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.