AKTUALITETKRONIKË

U vetëdogj me benzinë në shtëpi, ndërron jetë në spital 64-vjeçari në Ballsh, kishte tentuar dhe më parë vetëvrasjen


Ka ndërruar jetë në spital 64-vjeçari Shpëtim Muhaj, i cili u vetëdogj para dy ditësh me benzinë në apartamentin e tij, në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Ballshit. Burime bëjnë me dije se 64-vjeçari kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, ndërsa kishe tentuar edhe një herë më parë që të kryente vetëvrasje.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
Shpëtim Muhaj

Teksa shkaqet që kanë shtyrë të moshuarin për të ndërmarrë hapin ekstrem vijojnë të mbeten objekt i hetimit nga ana e Policisë së Mallakastrës, mësohet se para një jave Shpëtimi Muhaj kishte tentuar të vetëvarej brenda shtëpisë, por ndërhyrja në kohë e familjarëve dhe ndihma mjekësore i shpëtuan jetën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Viktima ishte i martuar dhe jetonte së bashku me bashkëshorten në katin e parë të një pallati në Ballsh. Mëngjesin e 21 gushtit, ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit me djegie të rënda në trup, dhe pavarësisht kujdesit intensiv mjekësor ai nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button