AKTUALITET

Rrjeti i pro*stitucionit në Tiranë/ Kapet një tjetër tutore kineze, 38-vjeçarja tentoi të ikte nga Rinasi. Vajzat e huaja i dhunonin dhe u zhvasnin deri në 15 mijë € që t’i linin të lira


Vijon goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë. Pas kapjes së dy tutoreve kineze pak doitë më parë, është ndaluar në Rinas një tjetër shtetase kineze, e cila ishte pjesë e grupit kriminal që rekrutonin vajza nga Kina e Filipinet dhe i shfrytëzonin për prostitucion.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Të huajat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana” dhe çmimi për shërbimet seksuale nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Tutoret i shantazhonin vajzat me foto erotike që të mos largoheshin nga rrjeti, njëra në pranga, tjetra në kërkim. Baza afër Prokurorisë së Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

NJOFTIMI I POLICISË TIRANË

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vijon operacioni policor i koduar “Red Light 2”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas.

Arrestohet një 38-vjeçare, shtetase kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në PKK Rinas, do të kalonte një shtetase në kërkim, për shfrytëzim prostitucioni, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Red light 2”.  

Si rezultat i tij u ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.

38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze, të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Related Articles

Back to top button